Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj sjelljes së funksionarëve të BDI-së lidhur me mos mbajtjen e maskave dhe tubimit në Ministrinë për Sistem Politik, duke thënë se të njejtit nuk kanë fare moral, sepse siç thonë, po të kishin, do të jepnin dorëheqje, transmeton Zhurnal.
Ata madje përqeshin funksionarët e BDI-së se lejojnë që ministri Spasovski “t’ua ngrehë veshin” dhe t’u mbajë ligjeratë për sjellje.
Sipas ASH-së, dënimi prej 10-20 eurove kushton sa një votë që ata e bljenë.
“Përgjegjësia e një bartësi të një funksioni publik është vetëm morale. E dimë që se keni një të tillë. Sikur ta kishit moralin sot do të ishit të dorëhequr, sikur ta kishit moralin nuk do të lejoni që Ministri i Policisë Oliver Spasovski t’ju mbajë ligjërata sjellje dhe mirësjellje si kalamajve të vegjël! Mjaft luajtët me fatkeqësinë e qytetarëve në këtë kohë krize ekonomike dhe varfërie, duke ua nxjerr para syve atyre dënimet, herë 10 euro e herë 20 euro dënime që duhet paguar nga zyrtarët e BDI me rastin e shkeljes së masave mbrojtëse kundër Covid 19! Këto 10-20 Euro zyrtarëve që janë bërë milioner e dimë se nuk ua prishin rahatinë. Ju me kaq e bleni një votë, ju harxhoni qindra mijëra Euro vetëm për një këngë, për një drekë, darkë, ahengje privat”, thuhet mes tjerash në reagimin e Aleancës për Shqiptarët