Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAV) i dënon kërcënimet që janë drejtuar dje kundër ekipit të gazetarëve të TV “Klan“ në rajonin e Kumanovës dhe kujton se ndodhitë e tilla paraqesin kërcënim për lirinë e informacionit, shkruan mediaobservatorium.mk.

“Agjencia ka reaguar në mënyrë të përsëritur se siguria e punonjësve të mediave nuk duhet të rrezikohet në asnjë moment. Kjo është arsyeja për të cilën duhet të bëhen përpjekje maksimale për të krijuar kushte që media të kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale, pa kërcënime dhe presion”,njoftojnë nga Agjencia.

ASHMAV bën thirrje që gazetarët të lihen të papenguar dhe me dinjitet të kryejnë profesionin e tyre me përgjegjësi shoqërore, sepse vetëm media e lirë çon drejt avancimit të proceseve demokratike.