Shefik Duraku

Kërkesa e Ivanovit për garanci të shkruar nga partitë Politike të shumicës së re Parlamnetare është edhe një shkelje flagrante e Kushtetutës.Të kërkosh deklaratë politike për të mbrojtur Kushtetutën që është akti më i lartë juridik është çmenduri dhe mungesë të njohurive elementare nga sfera e drejtësisë.
Ivanovi e ka bërë si leckë Kushtetutën duke e shkelur dhe kjo kërkesë e tij  është shkelje e Kushtetutës e cila e definon shtetin si unitar… Ne si Aleance jemi ,,në gjak” me Ivanovin dhe patronin e tij Gruevski deri sa shohim se ende lëvizin lirshëm terroristët që sulmuan Kuvendin me qëllim  të likuidimit të Ziadin Selës dhe Deputetëve tje të shumicës së re.
Nëse është qëllimi i Ivanovit të kërkoj nga partitë shqiptare që të firmosin një deklaratë me të cilën do të heqin dorë nga Platforma e Përbashkët atëher këtë të drejtë se ka askush. Shqiptarët për herë  të parë kanë nënshkruar një dokument të përbashkët dhe askush se ka të drejtën të heqë dorë ose ta mohojë atë./fol.mk