Manchester United dështoi sërish të fitonte me një rival direkt. Ekipi i Murinjos barazoi 1 – 1 me Arsenalin.
Manchesteri nuk shfrytëzoi mbështetjen e tifozëve dhe avantazhin që në minutën e 68’ falë golit të Matës.

Zhiru barazoi rezultatin në çastet e fundit, duke shmangur humbjen.

E vetmja disfatë për Arsenalin ishte në javën e parë me Liverpulin. Manchester United edhe pse afroi shumë lojtarë të njohur gjatë verës nuk po kthehet pretendent në Angli dhe Evropë.