Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “deri tani maunet nga Serbia kanë mundur të hyjnë në Kosovë
nëse nuk kanë pasur dokumente fyese për shtetësinë e Kosovës dhe nëse në to është shkruar Kosova”.
Postimi i plotë i Abazit:

“As reciprociteti nuk u bie tamam”.
“Mbrëmë morëm vendimin që të avancojmë reciprocitetin me Serbinë. Deri tani maunet nga Serbia kanë mundur të hyjnë
në Kosovë nëse: 1. nuk kanë pasur dokumente fyese për shtetësinë e Kosovës, dhe 2. Nëse në to është shkruar Kosova”.
“Me vendimin e mbrëmshëm, asnjë maune nuk mund të hyjë në vendin tonë nëse në dokumentet e tyre nuk shkruan:
Republika e Kosovës”, ka shkruar Abazi, përcjell Telegra.
Nryshe, Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur një mbledhje online në orët e vona të së shtunës, ku ka marrë
vendim për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit, si parim në marrëdhëniet
me Serbinë.
Sipas njoftimit të Qeverisë, plotësim-ndryshimi i vendimit të mëhershëm për marrëdhëniet tregtare me Serbinë,
nënkupton ndalimin e dokumenteve për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që
përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në
Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë
çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar menjëherë Qeveria e Serbisë, përmes ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se
kjo masë është e papranueshëm për Serbinë.
Ai tha se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun derisa këto masa nuk shfuqizohen. /Telegra/