Përmes analizave të bëra, nga ana e ekspertëve të Institutit për Zhvillim Ekonomik, për Fushën e Pollogut, erdhëm deri te përfundimi se në Pollog ka parakushte për zhvillim pozitiv dhe bashkëkohor të ekonomisë së bujqsisë si dhe për përpunim të mëtejmë të rendimenteve bujqësore, të cilat me lehtësi mund të plasohen edhe në tregun e shumë shteteve të Bashkimit Europian.

Shumë lehtë mundet të ngritet standardi jetësor i popullatës së kësaj ane. Në këto vise ka resurse natyrore të cilat duhet të shfrytzohen me një angazhim individual dhe institucional. Me aplikimin e njohurive tradicionale dhe me këshillimin nga institucionet profesionale, me sukses të bëhet kombinimi e faktorit njeri me resurset natyrore. Për tu arritur ky kombinim duhet të bëhen investime të vogla dhe të drejtohet rezultati pozitiv nga popullata.

Si punë elementare duhet të bëhet një qendër grumbulluese i prodhimeve bujqsore, luleve dhe barishteve shëruese nga malësia. Në qendrën grumbulluese të punësohen puntorë me aftësi, njohuri dhe të specializuar për këto punë. Kjo fuqi punëtore do ta bëjnë klasifikimin e prodhimeve sipas madhësisë, cilësisë dhe klasës. Kjo për arsye se tregu Europian e kushtëzon blerjen me këto kushte, që janë primare për tu avansuar prodhimet në BE.

Plasmani I këtyre prodhimeve nuk paraqet pengesë, sepse Instituti për Zhvillim Ekonomik, i themeluar para pak kohe, ofron ndihma profesionale edhe të kësaj natyre, sepse i njëjti e ka hulumtuar gatishmërinë për blerjen e prodhimeve bujqsore të Maqedonisë nga shumë kompani që veprojnë në BE.

Prodhimet bujësore të Pollogut njihen si cilësore dhe natyrale, prandaj ekziston gatishmëri e shume kompanive të ndryshme që ti grumbullojnë dhe ti pëgatisin të njëjatat për treg Europian. Me këtë rast do të mblidhen mjete devizore si fitim për bujqit individual dhe si tatim për buxhetin e shtetit.

E gjithë kjo do të mundësojë që bujqit, vit pas viti, të motivohen edhe më shumë dhe të zhvillojnë bujqësinë, si degë të rëndësishme të ekonomisë.

Nëse arrijmë ta rimëkëmbim bujqësinë, vetvetiu do të kushtëzohet edhe zhvillimi i blegtorisë, si degë poashtu shumë e rëndësishme e ekonomisë.

Natyra është një “fabrikë”, e cila shumë shpejtë i punëson njerëzit, por duhet të dimë ta shfrytëzojmë ate.

Prandaj për këtë qëllim, Instituti për zhvillim ekonomik në Tetovë është i gatshëm të ndihmojë në këtë drejtim sepse i njëjti bashkëpunon dhe është në lidhje të drejtpërdrejtë me shumë institucione të vendit dhe europiane.