Presidenti sirian Bashar al-Assad ka thënë se bombardimi i Aleppos Lindore, të cilat forcat e tij u rikapën nga rebelët muajin e kaluar, ishte i arsyeshëm.

‘’Ky është çmimi nganjëherë, por në fund njerëzit janë të lirë nga terroristët’’ ka thënë al-Assad për mediat franceze.

Ndërkaq OKB-ja thotë se sulmet ajrore nga Qeveria dhe aleatët e saj në një zonë civile, ishin ndoshta një krim lufte.
Rusia i është bashkuar sulmeve siriane mbi rebelët anti-qeveritar që nga viti 2015.