Aston Martin ka njoftuar se modeli i ri Vantage do të lansohet zyrtarisht më 21 nëntor.

Kompania publikoi një fotografi paralajmëruese për modelin e ri në rrjetin social Twitter.

Modeli pritet të ketë motor 4.0-litërsh V8 me rreth 500 kuajfuqi. Pritet që automobili të ketë marsh manual me gjashtë shpejtësi apo automatik ‘dual-clutch’.

Versioni më i ri i Vantaget do të ketë rival të drejtpërdrejtë modelin e ri të Porsche 911.