Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Elmedin Memishi përmes një postimi në Facebook, ka ‘thumbuar’ partinë e Afrim Gashit për refuzimin e koalicionit trepalësh.

Sipas tij, Alternativa siç u nda nga Besa, sot po ndahen edhe nga koalicionimi. “Ata që njëherë u ndanë nga partia dhe tani ndahen edhe nga një mundësi koalicionimi, ndërkohë që akuzojnë të tjerët për veprimet që vetë ata i kanë ndërrmarë, nuk i’a vlen as t’i komentosh e lëre më t’i arsyetohesh. Pas gjithë akuzave në publik me indicie të qarta për krim të mundshëm që duhet të hetojë edhe Prokuroria Publike, po dëshmohen të sakta dyshimet tona se fenomeni i “bishtit të kapur me derë” ka qenë edhe arsyeja për shitje te pushtetit. Po nuk thotë kot populli: Zoti nuk ta merr jetën pa ta marrë fytyrën!”– shkruan Memishi.