Zv.ministrja e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Arta Toçi sot në Prishtinë ka nënshkruar marrëveshje shumë të rëndësishme me Republikën e Kosovës për hapjen e pikës kufitare Bellanoc Stançiq.

Pas shumë përpejkjeve për ti tejkakuar gjitha pengesat apo çështjet teknike për të arritur deri te nënshkrimi i marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës sot në Prishtinë zv. Ministrja e Punëve të Jashtme zonja Arta Toçi nënshkroi marrëveshje me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Emanuel Demaj, ku sipas kësaj marrëveshje palët dakordohen që të hapet pika kufitare Bellanoc-Stançiq.

Kjo marrëveshje është vlerësuar si shumë e rëndësishme nga përfaqësuesit politik të të dyja vendeve, pasi që do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

“Është ditë e rëndësishme hapja e kësaj pike kufitare sa i përket banorëve, pasi do të shkurtojë rrugën për 20 deri në 25 kilometra. Shpresojmë në një afat shumë të shkurtër do ta finalizojmë këtë projekt”, tha znj. Arta Toçi pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Vlerësim të ngjashëm për rëndësinë e kësaj Marrëveshje ka bërë edhe ushtruesi i Detyrës së Ministrisë të Punëve të Jashtme së Kosovës, Emanuel Demaj.

“Sot është një ditë e veçantë, sidomos për zonën e Anamoravës, pasi është nënshkruar një Marrëveshje që hap edhe një derë rreth lëvizjes së lirë, e sidomos për ata që jetojnë në këto zona. Kosova ka kryer të gjitha obligimet e saj sa i përket hapjes së pikës kufitare”, u shpreh U.D. Ministri Demaj.

Duhet të cekim faktin se BDI për 16 vite rradhazi premtoj hapjen e kësaj pike kufitare duke e bërë temë kryesore në çdo fushat parazgjedhore por nuk arriti të njejtën ta realizoj.
Realizimi erdhi në momentin kur në skenë u paraqiten politikan të kualifikuar dhe të përgaitur profesional me një vizion ndryshe që ti bëjnë ndryshimet që ky popull i pret me vite./fol.mk