Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës Partizanska dhe Pariska.

Disa persona kanë shtënë me armë ndaj një një personi i cili po udhëtonte me makinë, i cili më pas ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përmbysur.

Jozyrtarisht mësohet se personii aksidentuar është pjesëmarrës në një sherr në një kafeteri, ku ka plagosur një person me kaçavidë, i cili ka ndërrur jetë disa ditë pas sherrit.

Mediet maqedonase shkruajnë se personi i vdekur nga sherri ishte truproja i Sasho Mijallkovit, ndërsa personi i cili është aksidentuar rëndë gjatë mesnatës, mendohet se është truproja i Zoran Zaevit, transmeton “Zhurnal”.