Federata Evropiane e Atletikës, ka marrë vendim që Maqedonia në vitin 2019-të, të jetë nikoqir i kampionatit evropian të atletikës. Maqedonia dhe Shkupi do të jenë nikoqir të atletëve më të mirë të kontinentit të vjetër të Ligës së tretë. Ky kampionat do të zhvillohej prej 10 deri me 11 gusht, transmeton Alsat M.

Sipas njoftimeve nga qeveria e atletikës vendore në këtë kampionat pritet të marrin pjesë reth 300 atlet nga 12 vende. Atletët më të mirë të të ashtuquajturave vende të vogla të atletikës si Maqedonia, Shqipëria, Kosova e Mali Zi e disa vende të tjera të dala nga ish bashkimi sovjetik, do të bëjnë gara në 40 disiplina në të dyja konkurrencat.