Alexander Van der Bellen është presidenti i ri i Austrisë.

Kadidati i ekstremit të djathtë, Norbert Hofer humbi kështu garën në zgjedhjet presidenciale në Austri, të zhvilluara ditën e sotme.

Në Facebook Hofer shkruajti se ndihej “tmerrësisht i trishtuar”dhe përgëzoi për fitoren Alexander Van der Bellen, ish – kreun e partisë së Gjelbër.

Zgjedhjet shiheshin si një provë, sesa mirë mund t’ia dilnin kandidatët populistë në zgjedhjet e ardhshme në Bashkimin Europian, ndonëse posti është thjeshtë ceremonial.

Rezultati pritet që të përgëzohet nga zyrtarët e BE.

Franca, Hollanda dhe Gjermani përballen me zgjedhjet vitin e ardhshëm, ku partitë kundër – emigracionit po fitojnë terren.

Zgjedhjet në Austri ishin ripërsëritje e atyre të zhvilluara në Maj, që patën parregullsi.

Sipas rezultateve të paraprake, Van der Bellen ka marë 53 përqind të votave, ndërsa Hofer 46 përqind.

Shifrat mund të ndryshojnë, por sipas zyrtarëve, jo rezultati.