Ministri turk i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu deklaroi sot para Parlamentit se autoritetet vitin e kaluar kanë parandaluar gjithsej 339 sulme eventuale, të cilat kryesisht janë planifikuat prej luftëtarëve kurdë.

Ai theksoi se në mesin e sulmeve mizore përfshihen 313 sulme të planifikuara të Partisë punëtore kurde (PKK) dhe 22 të grupit xhihadist Shteti Islamik.

Ministri theksoi se autoritetet kanë konfiskuar 247 mjete shpërthyese dhe 23 automjete bomba, ndërsa janë arrestuar edhe 23 sulmues potencial, duke shtuar se rreth 80 sulme janë parandaluar në tre muajt e fundit.

“Në vitin 2016 gjoja mbi 3.506 anëtarë të SHI-së, prej të cilëve 1.531 të huaj, janë arrestuar në Turqi”, deklaroi Sojlu.