Gjatë ditës së djeshme (28.02.2021) ekipi mobil i policisë rrugore ka zhvilluar një aksion për sanksionimin e vozitësve të cilët nuk respektojnë kufizimin e shpejtësisë dhe ngasin makinat e tyre me shpejtësi shumë më të lartë se sa është përcaktuar në bazë të shenjave të trafikut. Kështu, gjatë ditës së djeshme në autostradën Gjevgjeli-Kumanovë, 17 makina kanë lëvizur me shpejtësi për 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, derisa 6 vozitës të tjerë kanë lëvizur me shpejtësi madje mbi 70 kilometra në orë më shumë se e lejuara.