Pas reshjeve të dëborës dhe paralajmërimeve për ulje drastike të temperaturave, ka reaguar Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), e cila i udhëzon blegtorët që të ndërmarrin masa mbrojtjëse për bagëtinë e tyre.

 

AUV-ja kërkon nga blegtorët që bagëtinë ta mbyllin në shtallat e tyre, t’u sigurohet strehë e përshtatshme, ushqim dhe ujë të mjaftueshëm. Gjithashtu, blegtorët duhet të kujdesen për higjienën e tyre.

Nëse është e nevojshme, AUV-ja kërkon nga blegtorët që të përdorin batanije ose ndonjë mbulesë tjetër për t’i mbrojtur kafshët, duke shtuar se duhet të përcillet gjendja shëndetësore e tyre./Telegrafi/