Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) sot njoftoi se një pjesë e banorëve të fshatit Moroishtë të Strugës, nuk kanë lejuar që tu merren shpendët që posedojnë me qëllim parandalimit të përhapjes së gripit të shpendëve.
Nga Agjencia thonë se kundër pronarëve të shpendëve, të cilët nuk do të lejojnë që të zhduken shpendët e tyre dhe nuk do t’i përgjigjen thirrjes së AUV, do të ballafaqohen me padi penale për përhapje të sëmundjeve ngjitëse.
Agjencia gjithashtu paralajmëroi se gripi i cili është shfaqur në fshatin Moroishtë, nuk është i rrezikshëm për jetën e njerëzve.