Klubi “Avatar”, i cili ishte mbyllur në korrik për një muaj, është riregjistruar në Regjistrin Qendror si kafe-bar, ndërsa pas publikimeve në rrjete sociale se atje mbahen ahengje, inspektorët e Inspektoratit të tregut kanë kryer kontroll të premten e kaluar, por nuk kanë konstatuar parregullsi.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut Stojko Paunovski për MIA-n konfirmoi se “Avatar” kah fundi i muajit të kaluar ka qenë i riregjistruar si kafe-bar.

“Dërguam ekip të premten e kaluar për të kontrolluar. Inspektorët kanë bërë procesverbal dhe kanë konstatuar se respektohen protokollet, përkatësisht kanë pasur gjithçka që është e nevojshme për një kafe-bar. Inspektorët atje ishin deri në orën 1:10, ndërsa objekti është mbyllur në orën 01:00 pas mesnate deri kur ka qenë e lejuar të punojë. Mbrëmjen tjetër ekipet tona ishin për kontroll në qytete tjera për ku kishim njohuri se do të ketë ahengje. Por, morëm informacion se në Strumicë ka probleme dhe i’u drejtuam policisë të intervenojë. Kur arritën ekipet tona policia veçmë kishte shënuar padi penale. Nëse edhe më tutje konstatojmë parregullsi do të reagojmë dhe do të dërgojmë informacion deri tek Qeveria që të ndërmarrim edhe masa më rrigoroze”, deklaroi drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski.

Nga menaxhmenti i “Avatar” thonë se punojnë si kafe-bar dhe i respektojnë dispozitat ligjore dhe protokollet.

“Punojmë sipas ligjit dhe i respektojmë protokollet, shkurt deklaruan nga “Avatar”.

Policia ngriti padi penale për kafe-barin “Avatar” më 18 korrik, kur objekti ishte mbyllur nga inspekcioni i tregut