Avdullah Hoti është kryeministri i ri i Kosovës. Qeveria e tij mori besimin e 61 deputetëve ndërsa në sallë ishin të pranishëm 86 ligjvënës pasi vetëvendosje e bojkotoi seancën.

Hoti paraqiti prioritetet duke bërë të qartë se do të jetë ai i cili do të drejtojë dialogun Kosovë – Serbi.

Ndërkohë, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi se nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve.