Shkruan: Msc. Alil Fetai
Çdo kush, sado pak që posedon njohuri juridike, apo ka logjikën e shëndoshë do ti parashtroj vehtes disa pyetje.Si është e mundur në një shtet ” demokratik të Europës ” ku vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat i sjell ajo shkakton revolt, huti, moskuptim?….Këtu, sipas kësaj Gjykata Kushtetuese a mos ka hyrë në lojra të marrjes së ingerencave apsolute shoqërore dhe juridike dhe ku vetë është humbur në atë lojë?..( me akte të saja interne..! ). Ku me të drejtë më pas dridhet e gjithë shoqëria. Cdokush që sado pak i njeh procedurat dhe ingirencat e Gjykatës dhe gjyqësorëve,ku këta të fundit filluan të luajn dhe morën nën kontroll gjyqësorin e zakonshëm, legjislacionet më të larta shtetërore, ku shkuan aq larg dhe mundësuan abolime për kriminel të shkallëve më të larta, pedofili, si dhe shumë vendime kontradiktore antishoqërore, shfuqizuan vendime të drejta. Për këta lloje vendimesh radikale nuk dihet se kush i udhëheq dhe në çfar drejtimi shkojnë ata.
Shtrohet pyetja.
Pse Gjykata Kushtetuese merr vendime ku shoqëria nuk i pranon ata?
A jane gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të vetëdijshëm se vendimet e tyre e kompromitojnë shtetin dhe ligjet e saj ?
A duhet shpjeguar se vendimete tyre kompromitojnë dhe vet sistemin gjyqësor?
A nuk është koha të flitet për ta haptazi?
Në vend të një dialogu profesional të ndërsjelltë strukturor reth vendimeve Kushtetuese, duhet përcjellur një dialog mbi politikat masakruese që abuzojn me institucionet gjyqësore dhe në një formë më perfide manipulojnë me ata. Në atë proces,përdorimet politike,apo më drejt keqpërdorimet e tyre , ata e humbin drejtësine si prestigjin më të lartë shoqëror ku më pas edhe vet ajo bëhet faktor i rezikut shoqëror. Ata në vend që të zgjedhin konfliktet shoqërore dhe bëjnë orientimin e drejtë të trendeve shoqërore dhe kontribojnë në zhvillimin demokratik të shoqërisë,
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese bëhen problem në aspektin juridik dhe politik të stabilizimit të shoqërisë. ku më pas,ky erozion i sundimit të ligjit duhet të ndalet. Pra,nga të gjithë ata iniciativa që kanë ardhur ku më pas paraprijten Vendimet e diskutueshme të Gjykatës Kushtetuese,të cilat vijnë rregullisht nga maja e autoriteteve politike apo dora e zgjatur e tyre. Nuk është vështirë të besohet se inicuesit nuk kan qenë në gjendje të parashikojnë pasojat politike të atyre avanturave juridiko-politike..!..apo, ndoshta kanë qenë në gjendje?!?…
Nga e gjithë kjo. Gjykata Kushtetuese nuk ka aritur të adresojë autroitetin e saj në atë mënyre që të marën në konsideratë efektet praktike të vendimeve të tyre.Pra,poseqë ta njifnin këtë problematikë thelbësore me siguri do të konkludonin ndryshe dhe nuk do të vendosnin në rendet e dites së tyre çështje të ndijshme kushtuese ku e kanë humbur sensin juridik dhe praktik të tyre,kur deri sa në nivelet politike nuk zgjidhet çështja e zbatimit të Vendimeve të tij. Në atë mënyre do të parandaloheshin të gjitha defektet nga ndikimet e masakruara politike ku thelle keqpërdorin dhe manipulojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese , Gjyqësorit dhe Gjykatës në pëërgjithësi si njëra nga shtyllat kryesore të së drejtës dhe pushtetit në përgjithësi.
©fol.mk