Sa më tepër po shtohet presioni ndaj El Chekës, aq më tepër po rritet përkrahja ndaj tij. Avokati shqiptar nga Struga Besnik Asani është shprehur i gatshëm të mbrojë falas Sheqeri Ahmedin i njohur si El Cheka, pasi që prokuroria themelore në Kërçovë ka njoftuar se ai do të gjykohet në mungesë.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se padia ngritet pasi që ai në mënyrë të vazhdueshme ka kryer veprën penale – Përgjim dhe incizim ilegal tonik, duke publikuar të ashtuquajtura “bomba” në fejsbuk. Mirëpo avokati Asani në një deklaratë ekskluzive për Lajm.tv, vlerëson se padia ndaj El Chekës është e pabazë, prandaj ofron mbrojtje falas për të para organeve gjyqësore.

Prokuroria maqedonase poashtu rikujton që çdo publikim i bisedave të përgjuara në mënyrë ilegale paraqet vepër penale për të cilën parashihet dënim nga 1 deri 5 vote burg.