Lëvizja BESA, si nënshkruese e deklaratës së përbashkët në Tiranë, dhe si refuzuese e tryezës së përbashkët shpesh herë është vetëngatruar me kondraditat rreth deklaratës së përbashkët.

Lëvizja BESA refuzoi takimin e parë mes BDI dhe Aleancës për shqiptarët, duke përfituar nga rasti për të goditur subjektet politike, sipas saj ajo nuk ka pranuar të ulet me “kriminel” duke aluduar në liderin e BDI Ali Ahmetin.

Pas një periudhe të shkurtër kreu i BESËS iu përgjigj ftesës së Kryeninistrit Rama për tu ulur në tryezën e përbashkët së bashku me liderin e BDI dhe atë të Aleancës për Shqiptarët. Pas firmosjes së kësaj Deklarate, edhe nga vetë Lëvizja Besa, kjo e fundit asnjëherë më nuk mori për sipër që në praktikë të bëhet pjesë e strategjisë së përbashkët për ti përgaditur kornizat ligjore siç është rasti i draftit të ligjit pë Gjuhën Shqipe.

Lëvizja BESA nuk e ftoi tryezën e përbashkët. Ajo nuk ju përgjigj ftesës së Aleancës për Shqiptarët. Në vend të kontributit Lëvizja Besa bëri ca gafa politik, larg pjekurisë politike.

Eksponentët e sajë politik, në të gjitha debatet politike thanë se deklarata politike na qenka përgaditur nga Kryeministri Rama, duke dhënë një arsyetim të papjekur politik për ta arsyetuar nënshkrimin e saj dhe mbështetjen e deklaratës.

Ky vokabular i pamenduar politik, se pas deklaratës qëndron Kryeministri Rama dhe jo subjektet politike shqiptare dhe shqiptarët, po krijon një situatë te tensionuar politike për ta rritur nacionalizmin tek maqedonasit. Kjo mund të argumentohet edhe nga protestuesit apo militantët e VMRO-së, qe sot të gjithë urrejtjen politike ndaj shqiptarëve dhe ndaj Deklaratës ja mbeshën Kryeministrit Rama. Lëvizja BESA e cila duke u marrë me autorsinë dhe jo me përmbajtjen e deklaratës, madje duke ja imputuar Deklaratën Edi Ramës dhe Tiranës zyrtare po bën dëmin e rradhës.

Roli i Edi Ramës në këtë proces ishte vetëm lehtësues, dhe tejet simbolik, madje nuk e kishte problem ta inicojë këtë takim duke qenë i bindur se deklarata e cila reflekton kërkesat e shqiptarëve, megjithate ishte e bazuar në Marrëveshjen e Ohrit dhe në Kushtetutën e RM, edhe pse aty në deklaratë ka hapësire për tu angazhuar për ndrimin e kushtetutës meqë në vazhdimsi potencohet se shqiptarët duhet të jenë të barabartë në cdo nivel me maqedonasit./fol.mk

©fol.mk