Ne e kemi dëshmuar fillimisht me themelimin, më pas sponsorimin bashkë me afaristë sidhe sigurimin e sallës për Klubin e Mundjes Studeniçani si dhe mbajtjen e komunikimit në kontuinitet për çdo lloj ndihme, përkrahje apo organizim të eventeve të ndryshme siç janë turnetë shtetërore sidhe ato ndërkombëtare. Ne premtuam se këtë sport do ta zhvillojmë dhe atë e kemi bërë dhe do ta bëjmë edhe më tej që të vazhdojë me çdo çmim kultivimi i një brez të rinjë e të shëndoshë që do të jenë transmetuesit e sukseseve të figurave të mëparshme duke filluar nga përfaqësues të Federatës së ish Jugosllavisë e deri më sot me kampionët e shumtë që kemi.