Në pres konferencën e fundit vjetore të partisë demokratike Shqiptare, për herë të par pas 9 vitesh nuk u është drejtuar lideri i kësaj partie Menduh Thaçi, por nga Kordinatori i këshillit kordinues të PDSH-së Azem Sadiku. Ai vlerësoi se edhe pse PDSH-ja kishte rezultat të dobët megjithatë nuk  u arrit skenari që të ekzekutohet përfundimisht PDSH-ja nga skena politike. “Po e përmbyllim një vit të rëndë dhe shumë të keq për Maqedoninë e sidomos për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Fatkeqësisht ka shumë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm që funksionojnë me shumë ashpërsi ndaj shqiptareve të Maqedonisë me qëllim që ata të mos i realizojnë qëllimet dhe idealet historike. Kemi thëne disa herë se kjo luftë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë personifikohet me luftën që bëhet me dekada kundër PDSH-së, për shkak se ata e dinë se sa më e dobët të jetë PDSH-ja aq më lehtë i realizojnë qëllimet e tyre armiqësore ndaj shqiptarëve. Ne dolëm me rezultat të dobët në zgjedhjet e fundit, megjithatë jemi shumë krenarë që nuk u realizua skenari i armiqve të shqiptarëve të Maqedonisë, skenar që planifikonte ekzekutimin përfundimtarë të PDSH-së nga skena politike. Kjo nuk ndodhi, ne mbijetuam, të plagosur rëndë, plagë të cilat do ti llogarisim si medalje të betejave për liri. Ne kemi forcë, kapacitete, dijeni për ti shëruar këto plagë shumë shpejt. Populli shqiptarë na ka dhënë një mandat vendimtarë, mandatin e opozitës etnike dhe na ka obliguar që ne të jemi rojtarët e thesarit të çmuar kombëtarë që me një fjali do të mundohem ti përkufizoj, ne jemi komb dhe i duam të gjitha të drejtat që i kanë kombet tjera në Evropë” tha Sadiku. Ai theksoi se objektivi megjithatë u arrit, sepse BDI-ja humbi legjitimitetin tek shqiptarët .” Objektivi madhorë u arrit, BDI dhe Ali Ahmeti përfundimisht e humbën legjitimitetin e popullit shqiptarë. Ne përherë e flasim të vërtetën pavarësisht se dikujt si pëlqen, në këto zgjedhje fatkeqësisht 6-70 mijë bashkëkombës tonë, shqiptarë votuan për një parti maqedonase. Të dashur vëllezër, kjo ishte vote e gabuar, ju lusim që herën tjetër të votoni për ne.  Dy tre fjali rreth zgjedhjeve fer të lira dhe demokratikeNuk kanë qenë këto zgjedhje të tilla, por e vërteta është se kriminalizimi i zgjedhjeve këtë herë ka qenë më i sofistikuar. Mund të kemi “mirëkuptim” për miliona euro të pista të BDI-së si strukturë qeveritare, që u derdhën për ta blere vullnetin politik të shqiptarëve, ama  s’mund ta sqarojmë se si një parti “e re” derdhi po ashtu miliona të pista për ta blerë dhe kriminalizuar votën e shqiptarëve. Një koalicion i një kryetari komune me aktakuza për korrupsion dhe krim po ashtu derdhi miliona pare të pista për ta kriminalizuar dhe blerë votën e shqiptarëve.E fundit, në emër të PDSH-së gjithë shqiptarëve të Maqedonisë ju uroj vitin e ri duke ju thënë se do vazhdojë të bëhet edhe më keq. Në të njëjtën kohë duke u apeluar që mos të shkojnë drejt zhgënjimit dëshpërimit dhe dorëzimit”, deklaroi Sadiku në pres konferencën vjetore, ku ishte i pranishëm edhe kryetari në dorëheqje i kësaj partie Menduh Thaçi.