Azem Sadiku kërkon edhe një mandat për të udhëhequr komunën e Studeniçanit. Përmes një prononcim që ka pasur në një debat televiziv ai ka kërkuar përkrhajen e banorëve që tia japin besimin për të vazhduar me sukseset në komunën e Studeniçanit.

“Ju më njihni mua, unë jam lindur në Studeniçan dhe gjithë kohës kam jetuar këtu, edhe fëmijët e mi kanë lindur këtu dhe në emër të fëmijëve të mi dhe në emër të të gjithë fëmijëve të komunës tonë ju premtoj se do të vazhdoj të punoj me nder, me rrespektin më të madh ndaj punës duke vlërsëuar vullnetin tuaj. Nëse e marrë përkrhajen tuaj do të vazhdoj me përkushtueshmërin më të madhe që të punoj. Do të punoj për ta bërë komunën e Studeniçanit shembull të sukseshëm për të gjithë”, ka porositur Sadiku gjatë një debati telviziv.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut mbahen të dielën më 17 tetor.