Adnan Azizi

Kush din të lexojë mes rreshtash mesazhet politike që ka nxjerë Instituti Arbër Xhaferi nuk do shumë zgjuarësi për të arritur konstatimin se BDI tani po përdor si instrument ASH-në dhe institutet që kontrollon ASH-ja për ta kamufluar krizën e brendshme që e çon drejt humnerës dhe përfundimit të epokës së BDI-së.

Me sondazhet e famshme që demek edhe po të përgjysmohet BDI me shkëputjen e Grupit të Zjarrit, BDI sërish do të ngelet e para tek shqiptarët dhe se aty afër saj do ta ketë ASH-në si paterica që do mundohet ta mbajë në këmbë BDI-në.
Binomi BDI-ASH që dikur bashkëpunonin dhe kurdiste sondazhe fshehurazi kundër Lëvizjes BESA sot po e bëjnë publikisht, dikur njëra në pozitë e tjetri në opozitë tani ne frontin e perbashket kunder Levizjes Besa mundohen famën dhe rejtingun ta ngrisin me sondazhe të këtilla imagjinare që për çdo muaj apo javë perseritet e njejta qe lansonin sondazhe para zgjedhjeve lokale duke e rradhitur BDI-në në Tetovë me 23%, ASH 17 %, PDSH 5% dhe Lëvizjen BESA me 2% ja huqën matematikës sondazhiste e kancelarike totalisht!

Saherë që Levizja BESA shënon rritje në terren, BDI dhe tashmë partneri i njohur i tyre ASH, mundohen të bëjnë sondazhe të improvizuara kinse BDI është e pamposhtur dhe se BESA nuk ja del dot kundër BDI!
Është për të ardhur keq se si një parti deri dje opozitare që nuk la gjë pa thënë e pa sharë BDI-në të shndërrohet në avokat dhe servis për manipulimin e opinionit që bën BDI me PR dhe sondazhe fiktive.

Ne si Levizja BESA e kemi të qartë se si fitohet dhe si mundet BDI, e dimë qartë formulën dhe strategjinë, rrugën dhe adresën e fitores ( populli ), por dijeni se juve ASH dhe BDI nuk do të ju bëjnë derman këto lloj sondazhe iluzionare, sepse edhe mileti ka arritur pjekuri dhe ben sondazhet e veta politike dhe nuk i ha mashtrimet që ju mundoheni t’ua servoni!

Nuk kemi keqardhje për sondazhet fiktive të dëshirave të juaja, por nga e gjithë kjo marrëzi e paturpësi është se këtë Institut po e keqpërdorni me emrin e të ndjerit Arbër Xhaferri ndjesë pastë, i cili fatkeqësisht ndonëse edhe fatmirësisht nuk është gjallë për të parë e për të ndëgjuar se çfarë devijimesh kanë bërë këta që thirren në emrin e tij duke ia trazuar kockat në varë për interesat e ulta të dikujt që ka shitur kauzën e Arben Xhaferrit për pozitë, karrierë apo para që ua ofroi pushteti.