Bashkimi Demokratik për Integrim ka po bëhet gati për të mbajtur tubimin e paralajmëruar me qytetarët e Kumanovës në një restorant në hyrje të këtij qyteti, përkatësisht në afërsi të fshatit Çerkez në kuadër të fushatës parazgjedhore, dhjetëra banorë, kryesisht familjarë të Komandant Shqiponjës i cili u vra si pasojë e pakënaqësive në degën e kësaj partie në Kumanovë verën e vitit të kaluar dhe banorë të Lagjes së Trimave janë mbledhur për të
shprehur pakënaqësinë e tyre për vrasjen e Shqiponjës dhe ngjarjet e majit të kaluar në Lagjen e Trimave dhe për të parandaluar ardhjen e liderit të BDI-së Ali Ahmeti në këtë tubim partiak. Ata kanë bllokuar rrugën duke thënë se nuk do të tërhiqen derisa të sigurohen se Ahmeti nuk do të hyjë në tubimin partiak, transmeton Alsat M.

 

 

http://https://www.youtube.com/watch?v=UxPTOfIKWQU