Amdi Barjam mbrëm mbajti një fjalim në mitingun e VMRO-DPMNE-së dhe “Koalcionit për Maqedoni më të mirë”, në Shuto Orizarë, transmeton Zhurnal. Ai theksoi se nuk frikohet nga askush sepse siç thotë ai, është i pastër si loti dhe i bëri me dije kreut të opozitës Zoran Zaev se pas zgjedhjeve e pret burgu.

“Mua Amdi Bajram do të më burgos, djalin tim do ma burgosë. A e dini çfarë them unë, diçka që e tërheqë Zaevin në Shutkë. Çfarë është ajo? Në hyrjen e Shutkës çfarë ka? Eh ajo e pret. Njëher Branko e shpëtoi, por kësaj here nuk do ta shpëtoj. Amdi është i pastër si loti. Zaevi është i papastër si kanalizimi. Zaev nuk ka ku do të ikë, në gjyqë patjetër të shkosh”, ka deklaruar mes tjerash Amdi Bajram.