Grupi i tifozëve të KF Shkëndija nga Tetova, Ballistët kanë marrë një lajm të hidhur sonte. Ka ndërruar jetë njëri prej anëtarëve të rëndësishëm të tyre. Bëhet fjalë për Vigan Idrizin apo siç e njohin Ballistët, FRONTI. Lajmin për këtë e kanë bërë të ditur krerët e grupit në faqen e tyre në Facebook, përcjell in7.

“Sonte u nda nga jeta Vigan Idrizi – FRONTI.
Një njeri shumë meritorë në historinë e Ballistëve. Ballistët shprehin ngushllime familjes…ISHE DHE MBETESH ME NE!
FRONTI Old School”, shkruhet në faqen e Ballistëve në facebook.