Metër katrori i një banese është më i shtrenjtë në Ohër, Qendër dhe karposh, kurse më i lirë është në kërçovë, Prilep dhe Veles. Kështu tregojnë të dhënat e Regjistrit të çmimeve dhe blerjeve në Agjencinë për Kadastër dhe Patundshmëri.

Një banesë prej 40 m2 në Kërçovë mund të blehet me 10.240 euro, pra 256 euro për metër katror. Ndërkaq në Ohër, metar katrori kushton 942 euro, pastaj 910 euro në Qendër dhe 887 euro në Karposh.

Sipas të dhënave për gjysmën e parë të vitit 2016, më shumë banesa janë shitur në Aerodrom, kurse më pak janë shitur në Vinicë, ndërkaq në Karbinci nuk është shitur asnjë banesë.

Bazuar në shpalljet për shitje, më tepër oferta ka në Shkup, pastaj Ohër dhe Manastir, por tërheqëse janë edhe Kumanova, Shtipi, Tetova, Gjevgjelia, Strumica dhe Gostivari.

Në Dellçevë, Berovë, Pehçevë, Vinicë, Kamenicë Maqedonase, interesimi për të ndërtuar është i ulët shumë, pasi që edhe interesimi për të blerë banesa është tepër i ulët.