Banorët e Hasanbegut të dëmtuar nga vërshimet e gushtit të vitit të kaluar shprehen të zhgënjyer nga mënyra e kompensimit të dëmeve. Disa nga banorët thonë se janë kompensuar shumë më pak se sa autoritetet kishin premtuar në fillim.

“Kur kanë filluar kompozimi k pasur premtime plotë  por nuk kanë realizuar as 30 %b unë kamë pasur 85 cm ujë në shtëpi por duhet të paguhet por askund nuk janë ata, unë në shtëpi kam pasur teknik të bardhë , mobilje  dhe orendi por askund nuk janë kompensuar”

“Për vlerësimet që i kanë bërë nuk jemi të kënaqur aspak në shtëpi kam shumë dëm , kakë pasur ijë 30 cm, jo shumë por I pistë ka qenë , ndërsa  në bujqësi është 100 % dëm  kam pas, dhe nga vjeshta akoma nuk mund ta pastrojë dhe mbjellë  ndërsa  kamë marrë 18 mijë denarë dëm, dëmi është mbi 10 mijë euro“

Nga komisioni për vlerësimin e dëmeve thonë se për pasurinë e patundshme deri tani kanë paguar rreth 386 milion denarë ndërsa për pasurinë e tundshme kanë paguar 205 milion denarë. Ndërkohë, as kompensimi i dëmeve bujqësore dhe të makinave ende nuk ka përfunduar. Nga vërshimet e 6 gushtit të vitit të kaluar u dëmtuan mbi 5 mijë familje./Alsat