Banoret e vendbanimeve Tetove-Jazhince po jetojne nje nate me ankth shkaku i motit te keq qe pershkoi kete zone te henen ne oret e pasdites dhe mundesia qe brenda nates mund te perseritet nje mot i veshtire qe shkaktoi vershime te shumta por vetem me deme materiale .Ishte Poroji qe pesoi me shume deme nga vershimet por fatmiresisht pa viktima ne nderkohe qe edhe zona tjera kane qene te perfshira nga shira te rrembyeshem.Shume lumenj te ketyre vendbanimeve kane patur sasi te shtuar te ujit.Ne videon e meposhtme derguar per Faktiditor nga Emin Salihi, banor i Sllatines mund te shihni rritjen e nivelit te ujit ne lumin e ketij fshati .
Ne nderkohe akoma nuk ka konfirmime nese eshte zhbllokuar rruga ne Poroj qe lidh disa fshatra deri ne kufi me Kosoven.Ne fillim qarkullimi behej ne rrugen alternative permes Treboshit por me vone u konfirmua se edhe ajo zone eshte e bllokuar dhe qarkullimi eshte bere permes nje rrugetimi me te gjate permes Shemshoves /Faktiditor.ch/.