remziOpinion nga Remzi MEHMEDI

 Është e vërtetë që qytetarët e këtij vendi kan halle të ngjashme ne aspektin socio-ekonomik, megjithatë dua të ju rikujtoj që sot kur emigron maqedonasi nëpër botë atje takon shqiptarin e gjeneratës së tretë e të katërt. Është e vërtetë që këtu ka krim dhe korrupsion dhe se krimi dhe korrupsioni nuk njohin etni, megjithatë ju rikujtoj se deri sa të korruptuarit dhe kriminelët bëjnë ligjin disa qindra shqiptarë të pafajshëm kalben burgjeve të këtij vendi vetëm pse ashtu i konvenon nje klike kriminelësh dhe te korruptuarish për realizim të qëllimeve të tyre. Është e vërtetë që ne kemi nevojë të përbashkët për rritje ekonomike dhe për standard më të mirë jetese mirepo nuk shijohen dot edhe po u arritën këto standarde pa dinjitet ose me dinjitet te nëpërkëmbur. Vetëm barabarësia e plotë me kushtetutë dhe me implementim praktik mund të jetë ҫelesi i suksesit të mbijetesës dhe progresit në këtë vend, i cili madje mund edhe të hapi rrugën edhe të konceptit qytetar të cilin sot përpiqen ta hudhin si pluhur syve e kurrë nuk i qasen thelbësisht të sqarojnë ҫka në të vërtetë ofrojnë. Dyshoj që këtë nuk e bëjnë për arsyen e vetme sepse ҫdo përpjekje për të sqaruar konceptin qytetar pa ndrsyhime kushtetuese dhe barabarësi të plotë kushtetuese kan drojën se do ju prishet skema sepse ҫdo shqiptarë do ketë mundsinë të kuptojë se ju ofrojnë vetëm te deritanishmen, argatëllëkun e shqiptarve për të mbajtë shtetin në shumë segmente dhe për të qenë fajtorë kujdestar për dështimet e bartësive të korruptuar dhe kriminel të pushtetit. Për të marë miliarda euro nga mërgata dhe për ta fshirë nga lista, për të quajtur vendin “oaze paqeje” me shqiptarët “lojal” e tërë kohën duke bërë politika kundër NATO e BE. Jam thelle i bindur që e ardhmja nuk do ëe jetë më kështu sepse shqiptarët nuk do të lejojnë aventura politike mbi kurriz të tyre!

Autori  i këtij opinioni  është Kryetar i LR-PDSH-së,  Dega Kërҫovë

© fol.mk