Duke pasur parasysh se Karta e Kombeve të Bashkuara mbёshtetet në parimet e dinjitetit dhe të barazisë sё të gjithё njerëzve, dhe se të gjitha shtetet anёtare janё zotuar të veprojnё pёr tё realizuar një nga objektivat e Kombeve të Bashkuara, qё ёshtё nxitja dhe inkurajimi i respektimit të të drejtave dhe të lirive themelore tё njeriut, pa dallim race, kombi, feje, gjuhe dhe përkatësie tjetër;

Duke marrë parasysh se Deklarata e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial, e datёs 20 nёntor 1963 (Rezoluta 1904 (XVII) e Asamblesë sё Përgjithshme) thekson domosdoshmërinë e zhdukjes së tё gjitha formave tё diskriminimit në të gjitha rajonet e botёs;
Duke pasur parasysh Konventën për Luftёn Kundër Diskriminimit në Fushёn e Arsimit të cilёn Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencё dhe Kulturё e miratoi nё vitin 1960, si dhe Konventën Ndërkombëtare për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial, të miratuar dhe hapur për nënshkrim e ratifikim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutёn 2106 A (XX) të datës 21 dhjetor 1965;

Duke marrё parasysh se tё gjithë njerëzit janё të barabartё pёrpara ligjit dhe se kanë të drejtë të mbrohen në mёnyrё të barabartё nga ligji kundër çdo diskriminimi si dhe kundër çdo nxitjeje për diskriminim;

Duke konsideruar se diskriminimi midis njerёzve për arsye race, ngjyre ose prejardhjeje etnike është pengesë për marrёdhёniet miqёsore e paqedashёse midis kombeve dhe mund tё prish paqen dhe sigurinë midis popujve, si dhe bashkёjetesën midis qytetarëve të një shteti;
Me qëllim të inkurajimit të Qeverisë aktuale të Maqedonisë në realizimin e programit të saj të reformave, me këtë edhe zgjidhjen e çështjeve të trashëguara nga e kaluara, të cilat kanë të bëjnë edhe me diskriminimin e qytetarëve shqiptarë të cilët janë trajtuar egërsisht nga regjimet e mëparshme të këtij shteti,

Forumi për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, Seksioni për Maqedoni,
Kongresit të IGFM-së i propozon:

PROJEKT REZOLUTË
PËR ELIMINIMIN E DISKRIMINIMIT NË BAZË ETNIKE TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

1. Republika e Maqedonisë që nga pavarësimi i saj në vitin 1991, në mënyrë sistematike nuk i ka respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut, me këtë edhe konventat ndërkombëtare kundër diskriminimit mbi baza etnike, fetare dhe gjuhësore, sidomos të qytetarëve të saj me përkatësi etnike shqiptare.

2. Maqedonia si shtet i ri në Ballkan i krijuar në vitin 1944, kryesisht me motive politike, për dominimin e rajonit nga elementi sllavo-ortodoks për mbrojtjen e interesave ruse.

3. Ju përkujtojmë se shqiptarët në Maqedoni janë popull autokton, jetojnë në vazhdimësi historike dhe gjeografike në më tepër se gjysmën e territorit të këtij shteti dhe përbëjnë shumicë të konsiderueshme, afër 40% të popullsisë së përgjithshme, megjithatë shqiptarët trajtohen si pakicë kombëtare dhe jo si popull shtetformues, element konstituiv i këtij shteti, në bazë të Kushtetutës së vitit 1991 dhe sipas ndryshimit të saj në frymën e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, në vitin 2001.

4. Edhe përkundër përbërjes shumetnike të Maqedonisë, me mbi 29 nacinalitete të ndryshme, ky shtet ende funksionon sipas konceptit të shtetit unitar, përmes të cilit populli maqedonas ushtron dominim absolut mbi të tjetër. Në frymë të unitarizmit është konceptuar kushtetuta e shtetit, si rrjedhojë e saj janë sjellë edhe shumica e ligjeve diskriminuese për qytetarët që nuk janë me përkatësi etnike maqedonase, siç janë shqiptarët në Maqedoni.

5. Edhe pse shqiptarët kanë marrë pjesë aktive në krijimin dhe ndërtimin e këtij shteti, kurse sipas kushtetutës së vitit 1974 kanë pasur statusin e popullit shtetformues, plotësisht të barabartë me popullin maqedonas, nga pavarësimi i këtij shteti dhe aktualisht shqiptarët trajtohet si qytetarë të rendit të dytë dhe diskriminohen në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike, sociale, kulturore, arsimore, gjuhësore dhe të tjera.

a) Proceset e montuara politike
Menjëherë pas pavarësimit të Maqedonisë, shqiptarët u janë nënshtruar shumë proceseve të montuara politike, ekpeditave ndëshkuese policore-ushtarake në të cilat kanë pësuar shumë qytetarë të pafajshëm, ku dhjetëra qytetarë kanë humbur jetën, qindra prej tyre janë dënuar me burgje të përjetshme dhe forma të tjera dënimi, duke u etiketuar si ,,nacionalistë”, ,,ekstremistë” dhe “fundamentalistë”, me qëllim të diskreditimit të shqiptarëve para faktorit ndërkombëtar, për pengimin e avancimit të të drejtave qytetare dhe kombëtare të tyre si popull me veçori, histori, kulturë, gjuhë dhe tradita të veçanta. Disa nga këto procese të montuara politike kanë marrë epilog pozitiv nga qeveria aktuale, në bazë të dëshmive të siguruara nga përgjimet e publikuara nga afera e njohur e përgjimet e para dy vjetëve.

b) Falsifikimi i numrit të popullsisë:
Për ta ruajtur konceptin unitar të shtetit, pushteti në Maqedoni vazhdimisht e ka falsifikuar numrin e popullsisë, sidomos të shqiptarëve, të cilët asnjëherë nuk kanë pasur qasje në Entin shtetëror të statistikave dhe institucionet tjera kompetente për realizimin e këtij operacioni statistikor. Kështu, shqiptarët zyrtarisht konsiderohet se përbëjnë afër 25% të popullsisë së përgjithshme, ndërsa sipas të dhënave alternative dhe të besueshme përbëjnë së paku 35 – 40 % të popullsisë së përgjithshme në këtë shtet.

c) Mohimi i të drejtës së shtetësisë
Me qëllim të paraqitjes sa më të vogël të numrit të shqiptarëve në Maqedoni, organet e pushtetit në kundërshtim me kushtetutën, ligjet dhe konventat nëdrkombëtare, me mijëra qytetarëve shqiptarë ua mohojnë të drejtën e shtetësisë, edhe pse pjesa dërmuese e këtyre qytetarëve kanë lindur dhe pasedojnë pasuri të patundshme të trashëguar nga prindërit e tyre, kanë krijuar familje dhe i pagujnë të gjitha kontributet ndaj shtetit.

ç) Ndryshimi i strukturës etnike të popullsisë
Pushteti në Maqedoni në mënyrë sistematike ka zbatuar politikë demografike diskriminuese ndaj popullatës autoktone shqiptare, përmes presionit, shtypjes, dhunës dhe shantazheve, për ndryshimin e strukturës etnike të popullsisë, sidomos në rajonet, qytetet dhe vendbanimet me popullsi të përzier, duke i pastruar ato nga elementi shqiptar dhe duke rritur numrin e popullsisë maqedonase me masa administrative, plane dhe metoda të tjera johumane. Kështu, qytetet me shumicë shqiptare deri në vitin 1913, si Manastiri, Ohri, Prilepi, Kumanova dhe sidomos Shkupi, kryeqyteti aktual i Maqedonisë, gati janë zbrazur nga shqiptarët, më herët duke i shpërngulur me dhunë për në Turqi, ndërsa më vonë përmes ndryshimit të strukturës etnike të këtyre qyteteve përmes zhvendosjes së popullsisë maqedonase nga rajonet lindore dhe jugore të vendit në këto qytete. Efektet e kësaj politike demografike në dëm të shqiptarëve, kanë lënë pasoja të ndjeshme edhe në zhvillimin ekonomik të shtetit. Kjo vërehet qartë nga numri i përgjithshëm i popullsisë sipas rajoneve, kur realiteti i krijuar është fatal për zhvillimin ekonomik dhe social të shtetit, nga fakti se në dy rajonet me shumicë të popullsisë shqiptare, në Rajonin e Shkupit dhe Rajonin e Pollogut, të cilët përbëjnë afër 5% të territorit të përgjithshëm të shtetit, aktualisht jetojnë mbi 50% e popullsisë së përgjithshme të Maqedonisë.

d) Falsifikimi i listave të zgjedhësve dhe i zgjedhjeve për pushtetin qendror dhe lokal
Duke marrë parasysh dëshmitë e paraqitura më lartë për numrin e popullsisë dhe politikën demografike, edhe proceset zgjedhore në Maqedoni janë falsifikuar vazhdimisht, me këtë dhe përfaqësimi i shqiptarëve në pushtet rezulton tejet diskriminues. Aktualisht, ërfaqësimi i shqiptarëve në administratën e shtetit nuk arrin
mbi 17%, ndërsa kjo përbën gjysmën sipas përqindjes së shqiptarëve në numrin e përgjithshëm të popullsisë.

e) Diskriminimi ekonomik, kulturor, arsimor dhe shkencor
Në të gjitha sferat e jetës, shqiptarët janë të diskriminuar, që vërehet nga mos decentralizimi i pushtetit dhe ndarja administrative e padrejtë e komunave në Maqedoni, nga rezulton se në komunat ku dominon popullsia shqiptare, numri i banorëve është mesatarisht nga 20 – 40 mijë banorë, ndërsa në komunat me popullsi shumicë maqedonase ky numër sillet mesatarisht nga 2-10 mijë banorë. Ndërkohë që në shumicën e komunave me popullsi shqiptare mungojnë institucionet përkatëse për zhvillim ekonomik dhe kulturor.

f) Mos përfshirja e shqiptarëve në njësitë speciale të policisë dhe ushtrisë
Përmes diskriminimit të hapur, pushteti i trajton shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë, si element i ,,rrezikshëm” dhe ,,armiqësor” për shtetin. Këtë e dëshmon edhe mospërfshirja e qytetarëve shqiptarë në njësitë speciale të ushtrisë dhe policisë në Maqedoni. Në disa nga këto njësi përfshirja e shqiptarëve është në shkallën zero (o)!

Përfundime

Këto dhe fakte të tjera na obligojnë që të kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare të ndërmarrin masa konkretet për tejkalimin e kësaj gjendje, duke e dënuar hapur këtë diskriminim, si shkeleje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke pasur parasysh se shqiptarët në Maqedoni asnjëherë gjatë historisë nuk kanë ushtruar dhunë, nuk kanë shprehur tendenca pushtimi, sundimi dhe diskriminimi ndaj popujve të tyre fqinj, përfshirë sidomos fqinjët e tyre sllavë në Maqedoni.

Shqiptarët kanë qenë dhe janë faktor stabiliteti, paqeje dhe progresi në këtë shtet, duke ndihmuar maksimalisht në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura të trashëguara nga e kaluara, në interes të paqes, stabilitetit, mirëbesimit, sigurisë dhe integrimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike, duke dëshmuar orientimin e tyre evropian, përkrah popujve të qytetëruar e paqedashës.