Shkëndija barazon 1:1 përballë ekipit të Bundesligës së Austrisë, Wolfsberger, në ndeshjen e dytë kontrolluese të përgatitjeve verore. Kundërshtari avansoi në pjesën e parë, ndërsa barazoi Radeski në të 54-ën. Hasani doli nga loja me karton të kuq, ndërsa Radeski në fund të ndeshjes humbi mundësi të 100% për fitore të Shkëndijës. Testi i tretë është paraparë më 22 qershor kundër Lokomotiv Zagrebit.

‘Kuqezinjtë’ kanë dalë me barazim 1:1 në testin e dytë veror, përballë një ekipi serioz si që është Wolsberger i Bundesligës së Austrisë. Takimi i zhvilluar në qytezën St. Andra solli lojë interesante me një tempo të lartë, ndërsa Shkëndija tregon se forma shkon në rritje e sipër. Ibraimi solli kansojen e parë, mirëpo u gjet në pozitë jashtëloje, ndërsa në anën tjetër vendasit kaluan në epërsi. Ishte minuta e  14-të kur një kundërsulm i shpejtë nxjer para portës Tadej Trdina-n, i cili me një të majtë precize shënon për 1:0. Në minutën e 27-të pas një aksioni të mirë nga e djathta, Taipi godet fortë, mirëpo skaj portës. Trajneri i Shkëndijës, Akrapoviq në minutën e 22-të u desh të inkuadrojë në lojë Radeskin, në vend të Ibraimit që u ankua në lëndim. Shkëndija u kanos në minutën e 32-të kur Zhunior tërheq kundërsulm dhe pason për Radeskin, mirëpo portieri kundërshtar tregohet më i shpejtë. Në minutën e fundit të pjesës së parë aksion i Shkëndijës me Juffon që del në rast shënimi, mirëpo e majta e tij shkon skaj portës. Gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë Juffo provon të majtën e tij, mirëpo për pak mbi portë. Barazimi erdhi në minutën e 54 kur një top i kthyer pas nuk kontrollohert mirë nga portieri vendas Aleksander Kofler, ndërsa Radeski me shkathtësi prek lehtë topin duke shënuar për 1:1. Nga minuta e 73-të Shkëndija mbeti pa kaptenin Ferhan Hasani që u ndëshkua me karton të kuq pas reagimit ndaj një vendimi të arbitrit kryesor Trattnig. Dy minuta para fundit mundësi e shkëlqeyshme për Shkëndijën. Pollozhani tërheq kundërsulm dhe nxjer të vetmuar Radeskin, mirëpo ky i fundit pasi kalon portierin kundërshtar godet vetëm pjesën e jashtme të rrjetës vendase në kushte kur porta ishte bosh. Në fund skuadrat u ndanë me barazim 1:1, ndërsa Shkëndija menjëherë pas ndeshjes kthehet në bazën e saj në Rogashka Sllatina të Sllovenisë, ku do të vijojë fazën përgatitore. Testi i tretë është paraparë më 22 qershor kundër Lokomotiv Zagrebit.

WOLFSBERGER-SHKËNDIJA 1:1 (1:0) 
Stadiumi: Qendra sportive në St. Andra
Golashënues: Trdina 24’ (Wolsberger), Radeski 54’ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Jovanovski, Todorovski, Bejtullai, Cuculi, Demiri, Vujçiq (Pollozhani 68’), Taipi (Murati 50’), Juffo (Shefiti 83’), Zhunior (Totre 46’), Hasani, Ibraimi (Radeski 22’).
Trajner: Bruno Akrapoviq

Screenshot_2016-06-18-23-04-43