Paulo Dybala mesa duket ka vendosur të transferohet te Real Madridi.
Gjatë 18 muajve të fundit, ka pasur shumë interesim për sulmuesin e Juventus, Paulo Dybala, por argjentinasi e ka bërë të qartë se është në pritje të një lëvizje tek Real Madridi.

 
Për 23 vjeçarin interesim ka shprehur edhe Barcelona, por raportet e fundit nga Italia tregojnë se Dybala preferon Madridin.

Megjithatë, “Zonja e vjetër” është e vendosur të mbajë yllin e saj, të cilit pritet t’i ofrojnë kontratë të re me rritje page.

Dybala kërkon shtatë milionë euro në sezon, aq sa aktualisht përfiton Gonzalo Higuan, në të kundërtën vështirë se mund ta mbajnë në skuadër. /Albeu.com/