Ballina Sport Barcelona fiton me 3 gola epërsi ndaj Liverpoolit

Barcelona fiton me 3 gola epërsi ndaj Liverpoolit

Ka përfunduar ndeshja mes Barcelonës dhe Liverpoolit.

Barcelona ka arritur të shënoj fitore me rezultat të pastër 3 me 0.

Gjatë gjithë kohës Barcelona ishte më e mirë se Liverpooli, dhe këtë e dëshmon edhe fakti se Barcelona kaloi në epërsi qysh herët në pjesën e parë me golin e shënuar nga Luis Suarez.

Më pas, pjesën e dytë më mirë e filloi Liverpooli, por ishte Messi ai i cili shënoi golin e dytë për vendasit.

Lionel Messi arriti edhe njëherë të shënoj gol, por kësaj radhe shënoi një supergol nga goditja e dënimit.

Ky ishte goli i 600-të i Messit me fanellën e Barcelonës.

Me këtë fitore Barcelona është shumë afër finales, ku e pret fituesin e ndeshjes tjetër mes Ajxit dhe Tottenhamit.