Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës së 11-të të LaLigës, duke e mposhtur Sevillën më rezultat 2-1.

Sevilla kaloi e para në epërsi në minutën e 15-të me anë të Vitolos, transmeton indeksonline.

Mirëpo Barcelona riktheu rezultatin, duke shënuar dy gola. Së pari Messi barazoi rezultatin në minutën e 44-të, kurse Suarez kaloi katalonasit në epërsi në minutën e 61-të.

Pas kësaj fitore, Barcelona i afrohet kreut, duke u pozicionuar e dyta me 25 pikë, dy më pak se Reali. Ndërsa Sevilla mbetët në pozitën e pestë me 21 pikë. /Indeksonline/