Barcelona planifikon të rinovojë kontratën e lojtarit të tyre kryesor, Lionel Messi, për pjesën e mbetur të karrierës së tij.

Sipas mediumit Cadena Ser, presidenti i Blaugranëve, Josep Maria Bartomeu, thuhet se ka ndërmend të zgjasë kontratën e sulmuesit argjentinas deri pas Kupës së Botës 2022.

Bartomeu dhe Jorge Messi, babai dhe agjenti i lojtarit, nuk janë ulur për të folur kohëve të fundit, por presidenti thuhet se ka ndërmend të zgjidhë këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur.

Kohëve të fundit, Messi tha se ai nuk ka folur me Bartomeun që nga eliminimi në Ligën e Kampionëve nga Liverpooli gjashtë muaj më parë, por shtoi se ai ishte i hapur për të diskutuar për rinovimin.

Barça dëshiron të mbyllë rinovimin sa më shpejt që është e mundur, megjithëse në klub mendojnë se do të jetë Messi ai që vendos kur të bëhet rinovimi.

Ata duan t’i ofrojnë Messit një kontratë të përjetshme, që tejkalon futbollin, i cili përfshin lidhjen midis markës “Messi” dhe Barcelona për të paktën dhjetë vjet.

32-vjeçari ka luajtur për gjigantët katalunas në 16 sezone radhazi dhe ka shënuar 604 gola të mrekullueshëm – një rekord klubi – në 692 paraqitje për ekipin.

Messi ka fituar 34 trofe me Blaugranët përfshirë 10 tituj të La Ligës, katër kurora të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë trofe të Copa del Rey.