Barcelona ka vendosur t’ia ofrojë një mundësi të re Philippe Coutinhos.

Edhe pse në mediat spanjolle raportohet se braziliani mund të largohet nga katalunasit në këtë afat, duket se gjërat po ndryshojnë për të mirë për lojtarin.

Është trajneri i blaugranëve, Ronald Koeman, i cili po ia ofron një mundësi të re Coutinhos, duke ia ofruar numrin 10 në fanellë, atë që e kishte Lionel Messi.

Sipas raportimeve, shumë lojtarë kanë kërkuar që numri 10 të pensionohet, pas largimit të Lionel Messit drejt PSG-së.

Pavarësisht raportimeve që braziliani do të largohet, trajneri Ronald Koeman thuhet se ka besim të plotë në të.