Levante fitoi me rezultat 1-3 ndaj Athletic Bilbaos në La Liga.

Heroi i mysafirëve ishte Enis Bardhi, i cili me dy golat e tij nga gjuajtja e lirë, i dha fitoren skuadrës së tij dhe e largoi edhe më shumë nga zona që shpie në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll.

Tani shqiptari ka katër gola në La Liga nga gjuajtjet e lira, këto i ka arritur vetëm në 15 tentime.

Më mirë se Bardhi në top pesë ligat evropiane është vetëm Lionel Messi, i cili ka arritur të shënojë gjashtë gola nga 46 tentime.

Por, sikur ylli i Përfaqësueses së Maqedonisë të kishte më shumë minuta në fushë me Levanten, me siguri do e kalonte pesë herë Topin e Artë.

Bardhi ka startuar vetëm në 13 ndeshje këtë sezon dhe është lojtari i 12-të me më së shumti minuta në fushë për skuadrën spanjolle.

Më shumë se Enisi në La Liga kanë tentuar gola nga gjuajtjet e lira Daniel Parejo (20 tentime, një gol), Daniel Wass (17 tentime, një gol).

Ndërsa vlen të theksohet se Cristiano Ronaldo është nuk ka shënuar gol këtë sezon nga gjuajta e lirë, edhe pse ka provuar 14 herë dhe kështu është në pesëshen e lojtarëve që kanë tentuar më së shumti.

Bardhi është lojtari i parë që shënon dy gola në një ndeshje nga gjuajta e lirë, herën e fundit që dikush e kishte bërë këtë është Benat Etxebarria (maj, 2012).

https://youtu.be/NasJXvUfQLM