Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe në Beograd, përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar largim të menjëhershëm të barikadave.

Siç thuhet në deklaratë, “ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë”.
Shtetet e Bashkuara shprehin shqetësimin e tyre të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës.
Ne e kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arr estuar një individ të dyshuar për përfshirje në një su lm të dhu nshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor.

Ky ar restim po përdoret si justifikim për bll okime të paligjshme të rrugëve si dhe kër cën ime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale.
Ata që ngritën postblloqe të paligjshme duhet t’i çmontojnë ato menjëherë. Ne presim që t’i jepet fund të gjitha kër cëni meve të dhu nës dhe frikësimit. Ne shprehim vlerësimin dhe mbështetjen tonë të plotë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX). Ne i dë nojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha su lmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare.
I bëjmë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese. Ne i nxisim palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese.