Në PD kanë nisur revoltat e para pasi Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar.

Jashtë selisë blu, në orët e para të mëngjesit është vënë re kryengritja e parë për veprimin e liderit të demokratëve.

“BASHA IK” shkruan një banderolë e madhe e ngjitur jashtë selisë.

Mbrëmjen e djeshme u bë edhe mbyllja e dyerve të selisë për të shmangur përplasjet midis simpatizantëve të Berishës dhe mbështetësve të Bashës.