Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në një postim në rrjetet sociale, lideri demokrat dekalron se në takim u shkëmbyen mendime për problemet politike të ditës.

“I shpreha zotit Ahmeti bindjen se përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme maqedonase duhet të garantojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve në shoqërinë dhe shtetin maqedon”- thekson kryetari i PD.