Burimi: bashkëpunëtori – Shakir Tefik Fetai (25 prill 1959) nga fshati Çegran – Gostivar, RS e Maqedonisë, student i Fakultetit të Shkencave Islame, Sarajevë.
Pseudonimi: “ORAO”
E pranuar nga: oficeri operativ – Stanko Dragoviq

Raport i datës 10.09.1984, Sarajevë

Burimi njofton se, sipas detyrës së dhënë më 5 tetor 1983, ai disa herë është takuar me Nexhat Ibrahimin nga Prizreni, anëtar i këshillit të studentëve për jetësimin e lëvizjes “Mlladi muslimani”, por nuk ka arritur të nxjerrë asnjë informacion me rëndësi. Detyra e informatorit ka qenë që ta zbulojë se pse materiali propagandues që i kushtohet Ajatullah Homeinit, që është shpërndarë nëpër klasa në orët e mbrëmjes, nuk është pranuar dhe nuk është shpërndarë nga studentët dhe ka përfunduar në shportë. Burimi ynë thotë se studenti Ibrahimi sillet mirë, është i përzemërt, por se nuk flet asgjë për lëvizjen “Mlladi myslimani”. Ai është i bindur se Nexhat Ibrahimi dyshon te “ORAO” dhe prandaj nuk hapet në bisedë me të.
Më 4 shtator 1984 profesori i lëndës “Sistemi shoqëror dhe politik i RSFJ-së”, Hamdija Çemerliq, ka hedhur disa fletushka dhe material propagandistik, në të cilat lavdërohej Homeinin, duke i lënë nën karriget e klasës ku e kishte orën e parë. Kur ka hyrë në klasë të mbajë mësim, është befasuar që krejt atë material e ka gjetur të mbledhur dhe të hedhur në shportë. Disa ditë më vonë bashkëpunëtori ynë “ORAO” ka vajtur në zyrën e profesorit (atë e konfirmon edhe vetë profesori Çemerliq) dhe i ka thënë se e ka zbuluar kur është emërtuar lëvizja “Mlladi myslimani” që t’i kontrollojë klasat dhe ta mbledhë gjithë materialin propagandistik dhe ta hedhë në shportë.
Burimi ynë thotë se “pastrues” të këtyre materialeve, që “mos të provokohen studentët”, janë: studenti i vitit të parë Ramiz Alija nga Tetova, i cili shpesh kishte deklaruar se më mirë do të dëshironte ta kishte emrin Enver Hoxha sesa Ramiz Alija, si dhe studenti i vitit të tretë të Fakultetit të Shkencave Islam, Senad Sokoloviq nga Travniku. Kur është pyetur Senad Sokoloviqi se pse e ka pranuar rolin e hedhësit të atyre materialeve të rëndësishme për “Mlladi myslimani”, ai ka thënë: “Kjo është vepër e komunistëve dhe qafirëve. Ata duan të na ndajnë në “homeinistë”, si ushtarë të Homeinit, ndërsa ne jemi “ushtarë të Allahut”, që jemi betuar ta kemi shtetin tonë mysliman dhe të mos jemi nën pushtetin e qafirëve, të cilët njëherë i kanë mbushur kovat me sy, që i kanë nxjerrë nga sytë tanë”.

EVAULIMI – të dhënat janë të vlefshme, sepse bëhet fjalë për komentin e Senad Sokoloviqit dhe dëshirën armiqësore të Ramiz Alisë.
SHPJEGIMI – Senad Sokoloviqi as pas tre “takimeve formale” nuk ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i yni.
PROPOZIM – “ORAO” të mos e ndjekë më aktivitetin e Nexhat Ibrahimit, sepse duket që tashmë është komprometuar. Duhet të lidhemi me shërbimet tona në RSM dhe meqë “ORAO” për disa ditë kthehet në vendlindje, patjetër duhet të jetë nën mbikëqyrjen e shokëve tanë maqedonas, të jetë në bashkëpunim me ata dhe t’i ndihmohet në karrierë, sepse është shumë bashkëpunues.
DETYRAT – Bashkëpunëtori “ORAO” ka marrë për detyrë që të imponohet me zërin e tij të ëmbël dhe sa më shumë të futet në mesin e lëvizjes radikale “Mlladi myslimani”, që gjithnjë e më shumë po ngre krye në Bosnjë, në Sanxhak, në Kosovë dhe në Maqedoni.
MASAT OPERATIVE – Deklarata duhet të shtypet në dy kopje, ndërsa një kopje duhet t’i dorëzohet njeriut të operativës Mirsad Isakoviq.
NJOFTIM – është hartuar në shtëpinë “MIKI” në praninë e punëtorëve operativë, Mile Millutinoviq dhe Elmaz Haxhipashiq.

OFICERI OPERATIV – Stanko Dragoviq