Bilall Kasami, prijësi i koalicionit “Rilindje me besë”, për vetëm 1 javë ka ndërruar mendje sa i përket bashkëpunimit të partive shqiptare dhe mundësisë që të njëjtat të ulen në një tryezë.

Jo vetëm me BDI-në, por edhe me subjektet tjera politike, ne do të ishim ulur të bisedojmë për një Qeveri të ardhshme vetëm me një agjendë kombëtare. Mjaftë më shqiptarët e Maqedonisë kanë pritur. Tani është koha një herë e përgjithmonë Maqedonia të ketë një agjendë të qartë: çfarë me çështjen shqiptare në Maqedoni”, është deklarata e Bilall Kasamit, dhënë në intervistën e tij për KTV (14 dhjetor 2016- minuta 10:50).Portalb.mk.