Është pa asnjë dyshim një ndër këngëtaret që e dëgjojmë me emocione që vetëm Aurela di të na e transmetojë.

Këtë herë gjatë përformancës live që ajo dhuron tashmë çdo fundjavë për të gjithë adhuruesit e saj në “Aurela Gaçe Live Show” , nuk ka qenë e vetme në skenë. Si rrallëherë, në skenë është ngjitur edhe bashkëshorti i saj, Skerdi.

Ka qenë një moment shumë i bukur dhe romantik kur ata kënduan së bashku pikërisht këngën që Gaçe i ka kushtuar Skerdit,”Shpirti i shpirtit tim”. I gjithë publiku ka shpërthyer në duartrokitje.

Unë nuk e besoj akoma se kjo ndodhi”, është shprehur Aurela pas performancës së ndjerë. Duket vërtet e emocionuar…

.