Ballina Showbiz Bashkëshorti i Linda Halimit: Ja arsyeja pse nuk kam frikë nga askush…

Bashkëshorti i Linda Halimit: Ja arsyeja pse nuk kam frikë nga askush…

Edhe pse as ata të dy nuk u shpëtuan thashethemeve për një krizë të mundshme në çift, marrëdhënia e përfaqësueses shqiptare në Eurosong, Linda Halimi me Davon Edwards po shkon mjaft mirë. Bashkëshorti i Lindës ka qenë pranë saj edhe për ta mbështetur konkurrimin e saj në Festivalin e fundit në RTSH, nga i cili ajo doli fituese.

Mbështetjen jo vetëm për bashkëshorten e tij, por ndoshta edhe për të gjithë shqiptarët, Davon e ka treguar së fundi edhe në profilin e tij në Facebook, nga ku ka postuar një foto për të komplimentuar shqiptarët.

 

Në një foto me mbishkrim “Nuk më frikëson dot, jam i martuar me një shqiptare…”, Davon ka shkruar: “Shumë e vërtetë, shumë e vërtetë…” Mos duhet ta lexojnë më shumë meshkuj shqiptarë këtë mbishkrim?