Portali MKD ka njoftuar se, bashkëshortja e Lubomir Fërçkovskit, Irena është avokatja e re e kryeprokurores së Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva në rastin “Reket”.

Irena do ta mbrojë Janevën, pasi që avokati paraprak i saj, Stefan Pavlevski hoqi dorë nga autorizimi.

Janeva në “Reket” është e dyshuar për shkak se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin dhe për momentin gjendet në paraburgim.