Ansi, do të mbushë 6 muajsh pas disa ditësh, por është tashmë një bebe që ia fikson sytë aparatit. Një foto të tillë, ka postuar sot e ëma, bashkëshortja e Sinan Hoxhës, Andrra, e cila ka thënë mirëmëngjesi me këtë imazh të ri nga Ansi. Me një kapuç bojëqielli në kokë, i mbështjellë me një jorgan të butë, në dhomën e tij të bardhë borë, Ansi edhe pse nuk po qesh, është i ëmbël sa s’ka. Meqë fotot ballore dhe të qarta si kjo janë të rralla për fëmijët, tani, të apasionuarit pas gjetjes së ngjashmërive kanë mundësinë të thonë kujt i ngjan Ansi, nga kush ka marrë sytë e nga kush buzët.

ansi

Megjithëse kjo ngelet gjëja më pak e rëndësishme përballë gëzimit që u fal prindërve të tij.